PIKANTET/ Partizani pastron stadiumin në Vlorë, Olsi Rama bën takim kokë më kokë me ish-kapitenin që tani luan për Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2025 | 22:54

PIKANTET/ Partizani pastron stadiumin në Vlorë, Olsi Rama bën takim kokë më kokë me ish-kapitenin që tani luan për Flamurtarin

Atmosferë e zjarrtë në stadiumin Flamurtari. Tifozët ultras kanë mbështetur skuadrën qysh në daljen në fushë me tymuese kuqezi dhe brohoritje.

Screenshot 2025-10-20 082128

-Flamurtari dje ka pasur të ftuar të veçantë regjisoren Vera Grabocka dhe aktorin Timo Flloko. Administratori Sinan Idrizi u ngjit në tribunë së bashku me çiftin e njohur. Idrizi i shoqëroi edhe pas ndeshjes. Ata u ulën në tribunë përkrahë Idrizit dhe deputetit të Vlorës, Bledi Çuci.

-Presidentët Demi dhe Idrizi janë parë gjatë gjithë ndeshjes shumë miqësor dhe duke biseduar me njëri-tjetrin.

-Pano Qirko dhe Mateo Çipi rikthehen si ish-ë në Vlorë. Por djali i Geri Çipit, Mateo nuk e shijoi shumë si kundërshtar, pasi u largua pas një dëmtimi nga fusha në minutën e 27-të.

-Ish të Partizanit edhe te Flamurtari, Trashi, Telushi dhe Murataj u vendosën dje përballë së shkuarës. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe një tjetër ish i kuq si Herald Marku.

-Jo vetën debutim por edhe ritakim. Dy trajnerët Moriero dhe Kërnaja takohen me përzemërsi përpara ndeshjes. Të dy kanë bashkëpunuar te Laçi.

-Për herë të parë në Vlorë ka një ekran të madh në stadium që tregon ndeshjen me pak sekonda vonesë. Tifozët vlonjatë e festuan dy herë golin e anuluar të Maksutit edhe kur u shfaqën në ekran.

– Trajneri italian i Flamurtarit Françesko Moriero jep udhëzimet në anglisht gjatë gjithë ndeshjes.

-Ememe largohet me barelë nga fusha, duke shpërthyer në lot. Duket se dëmtimi i tij është serioz.

-Në nisjen e pjesës së dytë hidhen fishekzjarrë “Flota Kuqezi”. Lojtarët ultras brohorasin: “Flamurtari për kampion”

-Morieron nuk e mban stoli. Ulet dhe ngrihet shumë herë në pankinë.

-Në minutën e 61-të hidhen tymuese nga tifozët ultars në fushë, gjë që pengon edhe shikimin e qartë të lojtarëve në fushë, por loja nuk ndalet.

-Lorenc Trashi nuk e pret mirë zëvendësimin pas autogolit të shkaktuar. Ai komunikon me trajnerin Moriero. Shiritin e kapitenit ja jep teksa zëvendësohet Herald Marku.

-Ish kapiteni Franc Veliu e ndiqni ndeshjen në tribunë. Por vlonjati shpërtheu në rrjetet sociale duke qenë përkrahë Trashit. Në një koment ai shkruan: “Turp i radhës, ndërrimi i Trashit”.

-Ramirez dhe Urbanez shikohen të diskutojnë me njëri -tjetrin duke shfrytëzuar ndalën e lojës kur Skuka ishte i shtrirë për shkak të dëmtimit.

– Skuka del i dëmtuar nga fusha dhe dorëzon shiritin e kapitenit tek Albion Marku.

– Në një kohë kur përpara fillimit të ndeshjes u përqafuan Moriero dhe Kërnaja u përfshinë në një debat të ashpër në momentet kur Partizani po kontestonte golin e Maksutit. Të dy trajnerët dikur bashkëpunëtorë të afërt u mbajtën nga stafet e tyre. Moriero i ulur në stol pas verifikimit të golit nga VAR.

– Isgandarli sakrifikon, duke luajtur i dëmtuar.

– Pavarësisht se Flamurtari po humbte, tifozët i jepnin zemër: “Mbyte Vlora”.

– Në fund të ndeshjes drejtori i Partizanit, Olsi Rama takon Valentino Muratajn dhe së bashku bisedojnë disa minuta në tunel. Më pas Rama takon edhe drejtorin Artim Pollozhani.

– Përpara se të largoheshin nga stadiumi, stafi i Partizanit, pastron pankinën nga shishet e ujit, duke e lënë të pastër.

– Tifozët e “Flota Kuqezi” në kor ofendime ndaj trajnerit të Partizanit, Oltijon Kërnaja në momentin që po jepte prononcimin për mediat.

-Në fund të ndeshjes, policia me skafandra shfaqet në afërsi të tunelit dhe brenda stadiumit të ruajtur sigurinë e lojtarëve.

-Autobusi i Partizanit shoqërohet deri në dalje të qytetit të Vlorës, pranë autostradës Vlorë-Fier, nga forca të shumta të policisë me sirena takuar. Kjo gjë ka tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL