Pikantet e Vora-Dinamo/ Tifozët kontestojnë Qardakun, tribuna mbushet me “ish”-ë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2025 | 16:37

Pikantet e Vora-Dinamo/ Tifozët kontestojnë Qardakun, tribuna mbushet me “ish”-ë

Vora u mund në “Arenën e Demave” nga Dinamo me rezultatin 0-2, ndeshje kjo që nuk kishte shumë tifozë megjithatë kishte shumë momente pikante, duke nisur që nga tribuna e deri në pankinat përkatëse.

Screenshot 2025-10-26 163610

– Te Vora rikthehet Ruzgis fiks pas tre muajsh ndërprerje për shkak të një dëmtimi në këmbë në ndeshjen miqsore kundër laçit. Ai luajti disi i tërhequr duke mos qenë i gatshëm 100% dhe u zëvëndësua në pjesën e dytë, pas 65 minutash nga Geci.

– Dy ish lojtarë të Vorës, Eridon Qardaku dhe Ysni Ismaili në këtë ndeshje u bënë kundërshtar të Vorës, madje Qardaku u bë krye shënjestra e tifozëve vorakë të cilët në korr thërrisnin “tradhtar”. Ndërsa nënë respektin për Ismailin ishin thirrjet “O Isë o zemër e Xhajës, o zemra ekipit”

– Xhuljo tabaku rikthehet si titullar dhe rimerr shiritin e kapitenit, ndërkohë që Ruçi që e ka mbajtur për 7 ndeshje radhazi, mungonte pas 4 kartonave të verdhë.

– Protestohet ashpër nga tifozët vorakë që ishin rreth 1000 vetë, lidhur për një pretendim për penallti pas prekjes së topit me dorë nga Dita.

– Dinamon e ndoqën rreth 1000 tifozë, ku dalloheshin edhe disa prej legjendave dinamovite mes tyre, si Faruk Sejdini, Aleko Bregu, ish-lojtarë të Dinamos në vitet 90

– Dy ish-lojtarët e tjerë të Vorës, Fatmir Prenga e Argel Avdiu ndoqën nga tribuna VIP pranë presidentit të Vorës, Albert Xhabafti.

– Në tribunën e stadiumit “Arena e Demave”, kishte shumë lojtarë dhe pjesëtarë të stafit të Partizanit. Të kuqtë luajnë nesër ndaj Egnatias dhe përfituan nga momenti për të ndjekur edhe këtë sfidë.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL