Pikantet e Vllaznia-Egnatia/ Rrogozhinasit festojnë si kampionë, kaos pas golit të Adjesës. Çfarë nuk u pa në televizor (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2026 | 19:06

Pikantet e Vllaznia-Egnatia/ Rrogozhinasit festojnë si kampionë, kaos pas golit të Adjesës. Çfarë nuk u pa në televizor (E PLOTË)

Dueli mes Vllaznisë dhe Egnatias në “Air Albania” nuk solli vetëm një përballje vendimtare për titullin kampion, por edhe tension, polemika, përplasje fi zike dhe emocione të forta brenda e jashtë fushës. Nga incidentet mes lojtarëve dhe tifozëve, te dëmtimi i rëndë i Kuros dhe festa e “çmendur” e kampionëve në fund, sfida prodhoi skena që do të mbeten gjatë në kujtesën e këtij sezoni.

MixCollage-23-May-2026-10-17-PM-5760

-Jo shumë tifozë në stadium. Nuk janë më shumë se 4000 tifozë, ndërsa anësorja për shkodranët nuk është e mbushur.

-Stadiumi është plot me presidentë, duke nisur nga ai i Tiranës, Elbasanit dhe Vorës, pa harruar drejtuesit e FSHFsë.

-Në minutat e para tensionohet situata. Balaj proteston ashpër, ndëshkohet, por vazhdon me fjalët ndaj gjyqtarit. Arbitri e fal, ndërsa Jorgji fl et me Martinin për Balajn. Për 25 minuta situata është e tensionuar. Në minutën e 12-të, Alijev godet me bërryl Gurishtën që bie në tokë. Shkodrani thyen hundën, ndërsa edhe pse tenton të kthehet në fushë nuk ia del. Në minutën e 22-të, zëvendësohet me Malën.

-Pas golit të shënuar, Aleksi puth në ballë Sotën, autorin e golit.

-Martinin nuk e mban vendi, ndërsa Dede është i qetë. Pas barazimit, Martini u kërkon tifozëve të mbështesin ekipin.

-Tifozët e Vllaznisë i hedhin këpucët Fernandos. Braziliani i merr, dhe bën gjest se vijnë erë dhe i hedh në anësore.

-Ishte minuta e 88-të, kur Adjesa tundi rrjetën dhe riktheu Egnatian në avantazh. Kapiteni Albano Aleksi i shkoi pranë stolit të Vllaznisë, duke festuar dhe pikërisht ky moment provokoi kuqeblutë. Nga pamjet e publikuara vërehet çfarë ndodhi fi ll pas golit. Më pas erdhi edhe grushti i Erdenis Gurishtës nga stoli i Vllaznisë. Gjyqtari Enea Jorgji largoi me karton të kuq Aleksin që ishte në fushë dhe po ashtu Gurishtën. Tensioni ishte i pranishëm në fushën e blertë gjatë gjithë ndeshjes, dhe po ashtu përplasjet mes lojtarëve. Në anën tjetër pati edhe konfrontim fizik ndërmjet tifozëve rivalë jashtë stadiumit “Air Albania”. Një situatë e paprecedentë u regjistrua në “Air Albania” në duelin mes Vllaznisë dhe Egnatias. Në momentin e golit të dytë të shënuar nga Adjesa, një përplasje masive shpërtheu mes dy kampeve, teksa protagonistë u bënë Gurishta i Vllaznisë me Aleksin e Egnatias. Gurishta që shkëputet nga stoli duke goditur me grusht Aleksin, i cili po festonte në mënyrë provokative duke vendosur të dyja duart në vesh.

-Situatë e nderë te Vllaznia pas disfatës 1 me 2 ndaj Egnatias, që ka minimizuar ndjeshëm shanset për titullin kampion. Në fund të sfi dës, trajneri i skuadrës shkodrane, Edi Martini, ka shmangur mediat, duke mos dhënë asnjë prononcim, teksa është larguar i acaruar nga stadiumi. I vetmi që ka folur për mediat ishte zv.trajneri Ergi Borshi. Ngelët për t’u parë me mjaft interes si do të rrjedhin ngjarjet në kampin shkodran pas kësaj disfate. -Një festë legjitime me “aromë” titulli kampion, shpërtheu tek Egnatia, në momentin që gjyqtari Enea Jorgji, sinjalizoi fundin e duelin ndaj Vllaznisë, ku skuadra e Nevil Dedes triumfoi me rezultatin 1 me 2. Lojtarët dhe stafi i kampionëve në fuqi vrapuan të gjithë së bashku duke festuar në tribunën ku ishin të vendosur tifozët rrogozhinas, ndërkohë që lojtarët e Vllaznisë të trishtuar në maksimum u shtrinë në tokë, ku nuk munguan as lotët.

-Në minutën e 90+11, Kuro dëmtohet rëndë pas ndërhyrjes nga Fangaj me gju. Lojtari vazhdon lojën dhe nuk shkon as ta kontrollojë, paçka kërkesës së shkodranëve. Kuros goditet në kokë bie pa ndjenja dhe nuk qëndron dot në këmbë. Në fund të ndeshjes kërkohe ndihmë e specializuar. Për sa i përket dëmtimit të mbrojtësit Kuros, ai u detyrua të largohej nga fusha me ambulancë, në fundin e sfi dës.

-Në fund të sfidës, ndërsa ekipi shkoi menjëherë të festonte te tifozët e vet, Nevil Dede mendoi fi llimisht për rivalët. Ai iu afrua lojtarëve të Vllaznisë dhe shkoi t’i ngushëllonte me radhë, ndërsa nuk ngurroi të shkonte të shihte edhe situatën e Kuros i cili kishte mbetur i dëmtuar jashtë fushës së lojës prej disa minutash dhe për të cilin kërkohej ndihma e stafeve mjekësore apo edhe ambulancës. Vetëm pasi përshëndeti lojtarët e Vllaznisë të shtrirë të dëshpëruar në fushë dhe pjesëtarët e stafi t kuqeblu, edhe Dede iu bashkua festimeve të skuadrës së tij përballë tribunës së tifozëve të Egnatias.

-Një festë speciale shpërtheu në dhomat e zhveshjes të Egnatias, pas triumfi t të skuadrës rrogozhinase ndaj Vllaznisë me rezultatin 1 me 2. Në videon e bërë publike nga “RTSH Sport”, shihet presidenti Agim Demrozi, teksa feston me lojtarët pas përfundimit të ndeshjes, teksa tregon nga kamera 3 gishtat, që simbolizojnë trofeun e tretë radhazi për Egnatian, me skuadrën e Nevil Dedes, që duket shumë pranë kurorëzimit, pas triumfi t ndaj Vllaznisë.

-Ish-trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, nuk i ka kursyer “thumbimet” për Vllazninë, pas humbjes 1 me 2 ndaj skuadrës rrogozhinase në “Final 4”. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Tetova, i cili sezonin e ardhshëm do të jetë trajneri i Teutës, postoi në “Insta Story”, një letër ku shkruhej “Provoje Përsëri”, duke bërë bërë tag drejtorin sportiv të Egnatias, Klejdi Zenelaj. Një thumbim i koduar ky për Vllazninë e Edi Martinit.

PANORAMASPORT.AL