PIKANTET E TIRANA-TEUTA / Tafas “vjedh” rolin e kapitenit, sulmuesi nuk merr vesh urdhrat e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2025 | 22:38

PIKANTET E TIRANA-TEUTA / Tafas “vjedh” rolin e kapitenit, sulmuesi nuk merr vesh urdhrat e trajnerit

Ardit Toli ishte kapiteni i Teutës në këtë përballje ndaj Tiranës. Para se të vishte fanellën e durrsakëve, ai ka qenë lojtar i Tiranës, ashtu si edhe Përgjoni dhe Doka, gjë që i jepte një dimension interesant ndeshjes për tifozët.

tafas dembele

Para fillimit të takimit, Tafas mori rolin e liderit në fushë, duke karikuar shokët dhe duke krijuar atmosferë motivuese, ndërsa kapiteni zyrtar i Tiranës, Dembele, me shiritin në krah, më shumë dukej si spektator.

Stadiumi ishte me një pjesëmarrje modeste, jo më shumë se 3,500 tifozë, por ra në sy një grup i madh nga Durrësi, që nuk mungoi për të mbështetur ekipin e tyre.

Para nisjes së takimit, Enkelejd Dobi takoi Roberto Bordinin, dhe situata u tensionua pak, pasi Bordin dhe Veroneze gati sa nuk hynë në fushë për të këshilluar Falajen, i cili duket se nuk po kuptonte urdhrat nga stoli.

Lojën e ndezi minuta e 37-të, kur Tirana pretendoi për një penallti pas një prekjeje të topit me dorë nga Toli. Pamjet ishin të paqarta, dhe gjyqtari vendosi të vazhdojë lojën. Një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në minutën e 6-të, kur Tirana kërkoi penallti për prekje të topit me dorë nga Përgjoni. Sërish, gjyqtari nuk e konsideroi rastin si të rrezikshëm për 11-metërsh, dhe pamjet treguan se nuk kishte elementët e nevojshëm për të akorduar një penallti.

Minuta e 69-të solli një tjetër episod të tensionuar, me ndërhyrjen e Votlait, e cila rrezikoi me karton të verdhë. Ishte një gabim i Andi Koçit, i cili duhej ta kishte nxjerrë mesfushorin e Teutës nga loja. Këto momente treguan tensionin dhe intensitetin e ndeshjes, ku çdo gabim mund të kishte pasoja direkte në rezultatin përfundimtar.

PANORAMASPORT.AL