Pikantet e Teuta-Egnatia/ Arapi dhe Rizvani, “ish”-ët e durrsakëve zbresin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2025 | 13:01

Pikantet e Teuta-Egnatia/ Arapi dhe Rizvani, “ish”-ët e durrsakëve zbresin në fushë

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante nga dueli Teuta-Egnatia. Vendësit kishin vendosur të aktivizonin lojtarë që nuk kishin marrë minuta në këtë sezon, si: Tepshi, Kalaj, Hasanbelli, Balla dhe Demirçani. Ndërkohë që lojtarët takohen para ndeshjes.

teuta egnatia

* Ishte një ndeshje e qetë, edhe pse nuk munguan zërat nga të dy tranjerët duke këshilluar lojtarët e tyrë në fushën e lojës.

* Presidenti i Teutës Edmond Hasanbelli e ndoqi ndeshjen në tribunën kryesore nën shoqërinë e presidentit të Egnatias, Agim Demrozi.

* Para startit të sfidës, futbollistë të të dyja kampeve kërkojnë ndihmën e Zotit për pak më shumë fat gjatë 90 minutave.

* Dejvid Kapllani gjen golin e parë në Superiore me Teutën këtë sezon.

* Pas ndeshjes, trajneri i Teutës Bledar Hodo zbret në fushë, duke zhvilluar një ndeshje me ish-shokët e skuadrës. Bledian Rizvani, Renato Arapi të bëjnë të kujtosh Teutën e atyre kohërave.

PANORAMASPORT.AL