Postuar: Janar 20, 2026 | 13:34
Pikantet e Partizani-Teuta/ Dy “tifozë” specialë në stadium, zhgënjejnë tifozët tek “Arena e Demave”
Në Arenën e Demave nuk mungojnë dy ish-lojtarë të Partizanit si Bruno Telushi dhe Valentino Murataj. I pari është një lojtar i lirë, ndërsa i dyti pjesë e Flamurtarit. Nuk mungon në stadium edhe Albion Marku me paterica.

Mbrojtësi këtë javë kreu operacionin pas dëmtimit në sfidën me Egnatian. Bie në sy prezenca e pak tifozëve në tribunën për karshi. Nuk mungojnë në sektorin e tyre Ultras Guerrils, edhe ata në numër të kufizuar.
Tifozët e Teutës, disa dhjetëra që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit mbërritën me vonesë. Në pjesën e parë sektori i tyre ishte thuajse i boshatisur, ndërsa në të dytën pati më shumë prezencë duke shpalosur edhe një baner për klubin e tyre.
EJGI ÇABELI-PANORAMASPORT.AL













