Pikantet e Partizani-Bylis/ Ndeshje si në opera, tifozët e “braktisin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2025 | 21:41

Pikantet e Partizani-Bylis/ Ndeshje si në opera, tifozët e “braktisin”

“Panorama Sport” ju sjell disa nga pikantet e ndeshjes mes Partizanit dhe Bylisit, e luajtur në një mot dhe atmosferë mjaft të ftohtë, mes afro 500 spektatorësh. Në një pjesë të konsiderueshme të minutave stadiumi pati një heshtje “operistike”.

WhatsApp Image 2025-02-21 at 19.28.32

* Është bërë e zakonshme tashmë që stadiumet tona të frekuentohen nga turistët që vizitojnë Tiranën. Edhe dje ishin të pranishëm rreth 20 të huaj, të vendosur në tribunën kryesore.

* Goli i dytë i Bylisit bën qe i ftohti të ndihet më shumë në tribuna. Stadiumi bie në një qetësi aq të madhe, sa dëgjohen edhe komunikimet mes lojtarëve.

* Da Silva, Çelaj dhe Kamara te Bylisi në të shkuarën e tyre kanë veshur fanellën e Partizanit. Te Partizani i vetmi “ish” i Bylisit ishte kapiteni Marçelino Preka. Shkodrani ka mbajtur shiritin edhe në Ballsh.

* Portieri i Bylisit, Toni Batista, duket se ka një pikë të fortë sa i përket aftësive të tij. Ai shihet në minutat e fundit të lëshojë një top me dorë dhe e bën këtë shumë fort, si ta godiste me këmbë.

PANORAMASPORT.AL