Pikantet e Laçi-Elbasani/ Rikthehet në fushë braziliani Melo, tifozët verdheblu dhurojnë spektakël

– Emiliano Musta humbet ndeshjet e radhës të Elbasanit, pasi ka thyer gishtin e dorës.
– Tekniku i Laçit, Françesko Moriero, u detyrua që të veshë një jelek mbi xhup, për shkak se e kishte veshjen të ngjashme me lojtarët kurbinas në fushë.
– Në stadium nuk munguan as një pjesë e tifozërisë ultrase të Elbasanit, të cilët në një moment të sfidës edhe u zhveshën.
– Ka tension në momentin e zëvendësimit të Ze Gomesh me Lajthinë, me futbollistët elbasanas që vonohen në dalje. Përpos fyerjeve të publikut, afrikani mori edhe një të verdhë.
– Rikthehet të luajë pas plot katër ndeshjesh edhe futbollisti brazilian i Laçit, Melo. Ai u aktivizua në pjesën e dytë nga ana e trajnerit.
– Në një moment faulli për Elbasanin në zonën e tij, futbollistët verdheblu me portierin që e marrin me qetësi. Melo detyrohet të vrapojë, të marrë topin dhe t’ua japë, në mënyrë që të mos vonoheshin më.
PANORAMASPORT.AL













