Pikantet e Dinamo-Elbasani/ Tension në tunelin e stadiumit, ndeshja luhet nën muzikën elektronike
Dinamo arriti të fitonte të shtunën ndaj Elbasanit ndeshjen e parë sezonale, teksa veç 4 golave të shënuar nga blutë dhe një goli të shënuar nga miqtë, pati edhe shumë momente tensioni dhe pikante.
– Numër i konsideruar i tifozëve kishin udhëtuar nga Elbasani për takimin mes Dinamos dhe Elbasanit.
– Shumë tifozë edhe për Dinamon, një pjesë ishin turistë dhe u krijua një grup i madh tifozësh blu përballë.
– Penalltia e Dinamos u akordua pas një konsultimi të gjatë me VAR. Pas golit, në shtesën e pjesës 1, pati shumë nervozizëm.
– Duke shkuar në dhomat e zhveshjes pati tension dhe u ndëshkuan me karton të kuq Kalari dhe Guranjaku.
– Pas golit të dytë të Dinamos pati momente tensioni te grupimi ultras i Elbasanit dhe pati edhe ndërhyrje nga policia.
– Në minutën 52, pas golit të Malomos, Daja nxjerr Berishën për Guindon. Berisha del tepër i nervozuar dhe debaton me zë të lartë me Dajën, i cili i kthehet ashpër.
– Festim i jashtëzakonshëm i Bregut pas golit të dytë personal. Vlonjati hoqi një barrë të madhe nga shpina, pasi kishte kohë që nuk po dilte në lojën e tij.
– Ndeshja u luajt nën ritmet e muzikës elektronike që ushtonte nga jashtë stadiumit, pasi tek sheshi para Arenës Kombëtare ishte duke u zhvilluar një “party”.
PANORAMASPORT.AL













