Pika e fortë/ Luajnë dy radhazi, të kuqtë e Partizanit “ekspertë” për transfertat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2025 | 23:16

Pika e fortë/ Luajnë dy radhazi, të kuqtë e Partizanit “ekspertë” për transfertat

Partizani ka në axhendë transfertën ndaj Laçit, me ndeshjen që luhet nesër në orën 13:30. Laçi ka qenë gjithnjë skuadër e vështirë në shtëpinë e vet, madje edhe Partizani në fazën e parë nuk arriti ta mposhtë dhe u ndal në një barazim 1-1.

partizani

Por përveç vështirësisë që kanë në Laç, për “demat” duhet theksuar se janë skuadra më produktive e Superiores në ndeshjet në transfertë. Ekipi i Veselinoviç ka zhvilluar 10 përballje jashtë deri më tani dhe ka grumbulluar 19 pikë.

Në vendin e dytë renditet Egnatia me 18 pikë, por me dy ndeshje më shumë se Partizani, çka tregon qartë se pika e fortë e të kuqve janë ndeshjet në transfertë.

Mbrojtja duket një element që funksionon perfekt në këto ndeshje, pasi ka pësuar vetëm 7 gola, më pak se kushdo tjetër. Efektiviteti më i madh në ndeshjet në shtëpi ka ndihmuar jo pak që Partizani të renditet i dyti dhe të jetë tërësisht në garë për titullin. Fitorja e fundit jashtë ishte ajo në Durrës përballë Teutës. Sakaq, në ndeshjet në shtëpi të kuqtë duhet të përmirësohen, pasi kanë grumbulluar vetëm 19 pikë, duke qenë të katërtit në këtë renditje hipotetike.

PANORAMASPORT.AL