Përplasja me Musialën, Donaruma thyen heshtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2025 | 13:50

Përplasja me Musialën, Donaruma thyen heshtjen

Portieri i Paris SaintGermain, Gianluigi Donaruma, ka këmbëngulur se është e padrejtë të fajësohet për dëmtimin e mesfushorit të Bajernit të Mynihut gjatë Kupës së Botës për Klube. PSG-ja triumfoi ndaj Bajernit me rezultatin 2–0 në çerekfinale, por ndeshja u njollos nga dëmtimi i Musialës në pjesën e parë, i cili pritet të mungojë për pesë muaj për shkak të një zhvendosjeje kyçi dhe frakture të fibulës. Portieri i Bajernit, Manuel Nojer, e kritikoi ashpër Donarumën pas incidentit.

Screenshot 2025-07-08 134958

Tentativa e italianit për të kapur topin nuk u prit mirë nga Nojer, i cili e akuzoi atë për marrjen e një rreziku që mund të lëndonte kundërshtarin e tij në një intervistë për “Sky Sports Germany”. Duke iu përgjigjur kritikave, Donaruma, i cili u duk i tronditur në fushë kur u bë i qartë serioziteti i dëmtimit të Musialës, i tha “La Gazzetta dello Sport”: “Jam shumë i tronditur nga ajo që ndodhi, nuk ishte aspak qëllimi im të lëndoja Musialën.”

Agjenti i Donarumës, Vincenzo Raiola, nuk i priti mirë komentet e Nojerit dhe replikoi ndaj sugjerimeve se reagimi i portierit të PSG-së nuk ishte i mjaftuëshëm. “Është çështje e disa të qindtave të sekondës,” vazhdoi Raiola. “Mjafton një moment që një pritje të kthehet në penallti. Gigio ishte i pari që shkoi te topi dhe nuk mund ta shmangte më përplasjen. Është e padrejtë të mendohet se ai donte të lëndonte Musialën, për të cilin shpresojmë që të rikuperohet sa më shpejt dhe të kthehet më i fortë se më parë”.

Portieri i Real Madrid, Tibo Kurtua, gjithashtu komentoi për situatën, duke mbrojtur Donarumën dhe duke sugjeruar se frustrimi i Nojerit vinte më shumë nga zhgënjimi për dëmtimin e bashkëlojtarit të tij. Kjo mbështetje për Donarumën u prit mirë nga agjenti Raiola. “Në realitet, e kuptoj Nojerin. Siç thotë Kurtua, është normale që ai të mbrojë bashkëlojtarin e tij. Dhe ka të drejtë kur thotë se mund të sillesh ndryshe. Është e vëtetë, por ne të gjithë jemi të ndryshëm dhe secili sillet siç di. Ishte një episod loje në duelin mes portierëve dhe sulmuesve. Në dhjetor, Gigio gati sa nuk humbi një sy pas një përplasjeje me një lojtar të Monakos. Dhe Nojer goditi me grusht (Gonzalo) Higuain në 2014, në një ndeshje mes përfaqësueseve. Pastaj kërkoi falje edhe pse pranoi se donte të shmangte një rrezik për ekipin e tij, duke e ditur që po rrezikonte të lëndonte kundërshtarin”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL