Përplasja dhe deklarata e çuditshme, FIFA gati të dënojë Luis Enriken

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2025 | 14:17

Përplasja dhe deklarata e çuditshme, FIFA gati të dënojë Luis Enriken

Luis Enrike u bë protagonist kryesor pas finales, që PSG humbi ndaj Çelsit(0-3) në Botërorin e Klubeve. Trajneri spanjoll goditi Zhoao Pedron, ndërsa u krijua një përplasje e madhe mes stafeve dhe lojtarëve në fushën e lojës.

Screenshot 2025-07-14 084256

Dhe pse Luis Enrike tha pas ndeshjes se u mundua të ndante lojtarët, goditja ndaj brazilianit të Çelsit pritet ta bëjë subjekt të disiplinës. Vendimi do të varet nga reporti që gjyqtari kryesor ka dorëzuar në fund.

Gjoba është e pashmangshme. Po ashtu edhe pezullimi, që me shumë gjasa do të vlejë për Botërorin e ardhshëm. Mundësia më e vogël është që pezullimi të shlyhet në Ligën 1 apo Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL