Përgatitjet për Europën jashtë Shqipërisë, Vllaznia zhvendoset në destinacionin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2025 | 16:20

Përgatitjet për Europën jashtë Shqipërisë, Vllaznia zhvendoset në destinacionin e ri

Vllaznia mbërriti sot në Slloveni ku do vijojë me fazën përgatitore. Përpara është ndeshja me letonezët e Daugavpils, që vlen për turin e parë në Ligën e Konferencës.

Screenshot 2025-06-22 161501

Trajneri Martini do vijojë me përgatitjet intensive. Kujtojmë se takimi i parë me Daugavpils është i programuar për datën 10 korrik.

“Ekipi ka mbërritur me avion paraditen e sotme në Slloveni, për të zhvilluar në këtë vend pjesën më intensive të përgatitjeve për ndeshjet europiane”, shkruhet në njoftimin e Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL