Postuar: Gusht 11, 2025 | 23:48
Pas eksperiencës angleze e mbylli edhe te Bylisi, ish-lojtari i Shpresave merr minuta te Partizani
Roi Syla ishte risi për Partizanin në miqësoren me Bylisin. Mesfushori mori vendin e Elson Himallarit të dëmtuar në pjesën e dytë.

Syla po vëzhgohet nga Mladen Milinkoviç, që në miqësoren me ballshiotët i provoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion. 25-vjeçari, para se të transferohej te Bylisi, kishte luajtur në Skoci dhe Angli.
Ekskperienca me ballshiotët nuk ishte më e mira e mundshme. Në total luajti vetëm dy ndeshje me ekipin e parë. Dhe ato si zëvendësues në minutat e fundit.
Syla po testohet te Partizani dhe më 9 gusht dha sinjalet e para. Në fushë qëndroi për rreth 20 minuta.
EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL













