Partizani-Vllaznia në projeksion, gjithçka e barabartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2025 | 23:21

Partizani-Vllaznia në projeksion, gjithçka e barabartë

Platforma që merret me projeksione, “Football Meets Data”, e shikon të balancuar këtë takim. Partizanit i jepet konkretisht 38% mundësi për të shkuar te fitorja. Në anën tjetër Vllaznia regjistron shifrën 36%. Me 26%, sfida parashikohet si barazim.

Celaj gjyqtari Partizani Vllaznia

Për këtë është edhe e vështirë që të zgjidhet një favorit. Përballja e fundit u mbyll 4 me 1 në favor të Vllaznisë, ndërsa u luajt në stadiumin “Loro Boriçi”. Tek “Arena e Demave” në këtë sezon nuk ka qenë aspak e lehtë për të festuar gola, si për Partizanin dhe për rivalët e tij. Të kuqtë festun vetëm autogolin e Vorës në javën e parë. Në anën tjetër panë Elbasanin të fitonte me vetëm një gol të shënuar, disa javë më vonë.

PANORAMASPORT.AL