“Partizani u vodh për golin”, Jemini sulmon gjykimin në sfidën me Vllazninë! Ish-arbitri i FIFA-s tregon fajtorin e madh
Lorenc Jemini mendon se Partizani është vjedhur ndaj Vllaznisë. Ish-gjyqtari i FIFA-s deklaroi në “Top Channel” se goli i Isgandarlit, që më pas u anulua për pozicion jashtë loje, ishte i rregullt. Për këtë vendim ia lë përgjegjësinë Juxhin Xhajës, si gjyqtar kryesor.

Është vjedhur Partizani ndaj Vllaznisë? Po, është vjedhur për golin.
Goli i Isgandarlit? Rasti që diskutohet dhe për mendimin tim ka gabuar më shumë arbitri se asistenti. Është ky këtu sepse unë mendoj se lojtari i Vllaznisë ka mundësi të luajë me topin. Nuk është devijim, apo si i thonë në gjuhën popullore “rikoshet”.
Po bën interpretim? Po interpretim. Dy gjëra janë, po dëgjuat përralla nga këto: ‘Jo rregullorja me 18 pika’. Këto nuk dinë as ta lexojnë rregulloren. Janë dy gjëra vetëm, a ka mundësi lojtari të luajë me topin në mënyrë të saktë apo ka devijim? Unë them që këtu ka, e ka topin përpara dhe mund të luajë me topin. Është gabimi i atij, i perceptimit. Luan me topin, nuk është devijim apo rikoshet. Po ta lejonte topin, do dilte pozicion jashtë loje.
Dy metra përpara Isgandarli? Le të jetë, nuk ka lidhje. Po të marrësh vetëm që ka gabuar mbrojtësi në largim, këtu mbaron gjithë historia. Në momentin që ka gabuar mbrojtësi në largim, lojtari i Partizanit që ishte në pozicion jashtë loje nuk quhet më pozicion jashtë. Nuk ndikon ai i Partizanit, nuk është aktiv në atë moment. Nuk e sulmon topin. Mënyra si është interpretuar këtu, është gabim.
A është gol i rregullt? Gol i rregullt, por duhet interpretuar se ky është problemi. Këtu nuk ka punë fare asistenti, këtë e zgjidh kryesori. Është vendim i kryesorit. Dhe minimumi që duhet të bënte kryesori këtu, duhet ta rishikonte në VAR se ndoshta dhe nuk e ka pamjen. Shiko nga e ka kokën, e ka nga krosimi. Duhet ta rishikojë se është kollaj. Aty gabon mbrojtësi në heqjen e topit.
Pse nuk thërret VAR? Se e quan të mirëqenë që arbitri e ka parë.
Moviola e Jeminit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













