Postuar: Mars 27, 2026 | 15:47
Partizani shkëlqen ndaj Laçit, i rikthyeri nga dëmtimi i rëndë tund rrjetën! Supergol nga Sidibe dhe jo vetëm
Partizani e ka fituar 3 me 0 miqësoren me Laçin. Sfida u luajt në stadiumin “Arena e Demave” ku të kuqtë shkëlqyen.

Në pjesën e parë ishte Albers Keko që shënoi. Ky i fundit mori minuta për herë të parë, që pas dëmtimit të rëndë në korrik ndaj Kaljus. Keko luajti edhe si titullar.
Gjatë pjesës së dytë ishte Sidibe që dyfishoi shifrat me një supergol. Për të vulosur fatin e takimit mendoi Gudjufi.
Partizani e shfrytëzoi këtë test para ndeshjes me Vllazninë. Laçi ndërkohë kthen fokusin në Kategorinë e Parë.
FORMACIONI ZYRTAR I PARTIZANIT

PANORAMASPORT.AL













