Partizani mbetet në “ajër”, Vllaznia mëson fatin nëse kalon raundin e parë të Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2025 | 15:38

Partizani mbetet në “ajër”, Vllaznia mëson fatin nëse kalon raundin e parë të Ligës së Konferencës

Partizani dhe Vllaznia do e vazhdojnë rrugëtimin e sezonit të ri nga Liga e Konferencës. Tashmë është zyrtare se të dyja klubet bëjnë pjesë te vazo e favoritëve në raundin e parë.

bandicam 2025-05-19 15-38-09-971

Vllaznia është njohur me fatin e saj për raundin e dytë. Kuqeblutë do të jenë te vazo e jo favoritëve, nëse kalojnë raundin e parë.

Akoma për t’u vendosur mbetet fati i Partizanit. “Demat” ndodhen te skuadrat që janë për t’u konfirmuar, ndërsa do të jepen edhe disa verdikte.

Kujtojmë se koeficienti i Partizanit në Europë është 6.5. Në anën tjetër Vllaznia luan me koeficientin 5. Në edicionin e kaluar, shkodranët nuk kaluan asnjë tur dhe Partizani vetëm një në Ligën e Konferencës.

Dinamo ndërkohë do e mësojë fatin e tij pasi të hidhet shorti për raundin e parë, më 17 qershor. Shorti i raundit të dytë kualifikues ndërkohë do të mësohet një ditë më vonë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL