Partizani dominon formacionin më të shtrenjtë të derbit, Tiranën e përfaqësojnë të huajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2025 | 23:13

Partizani dominon formacionin më të shtrenjtë të derbit, Tiranën e përfaqësojnë të huajt

Partizani-Tirana është supersfida e javës së gjatë, dhe pse të dyja skuadrat ndodhen në zonën e ftohtë. Rivaliteti historik dhe trofetë e fituar ndër vite, bën që ky takim të mos e humbi vëmendjen as këtë të premte. “Panorama Sport” ka ndërtuar formacionin më të shtrenjtë me vlerat e “transfermarkt”. Kombinimi i futbollistëve dërgon në vlerën 4.05 milionë euro. Dominimi i Partizanit ndërkohë bie në sy.

Tirana-Partizani-derbi

PARTIZANI- Të kuqtë përfaqësohen në këtë formacion me të paktën 8 lojtarë, ndërsa pjesë e tij mund të jetë edhe Sembene. Ky i fundit vlerësohet po aq sa kapiteni i Tiranës, Dembele. Që nga porta dhe deri në sulm ka përfaqësues nga kampi i kuq.

partizani

Gjithçka do i mbetet fushës në fund, megjithatë statistikat flasin për kontingjentin që Milinkoviç ka. Vetëm një lojtar në këtë formacion për Partizanin, nuk është në dispozicionin e trajnerit të “demave”. Bëhet fjalë për Doumbian, që mungon për shkak dëmtimi.

TIRANA- Bordin është më i limituar me skuadrën e tij, nëse bëhet fjalë te formacioni më i shtrenjtë. Tirana përfaqësohet nga të huajt. Dembele, Patsatsia dhe Tabeku ndodhen në 11-shen më të shtrenjtë, teksa pjesë e tij mund të jetë edhe Ismajli për krahun e majtë të mbrojtjes.

tirana

Fakt është se ky i fundit nuk ka luajtur asnjë takim për këtë sezon. Tabeku mund të konsiderohet përfaqësuesi më i denjë për repartin ofensiv. Vlera e anësorit të majtë është 325 mijë euro në treg duke e kthyer në futbollistin më të shtrenjtë për bardheblutë.

VLERAT- Vlera më e lartë që një lojtar i këtij formacioni ka vjen nga Rouen Hjumen. Afrikani i Partizanit ka mbërritur në Superiore me vlerësimin 850 mijë euro, ndërsa tashmë është vlera më e lartë e Superiores. Pjesë e 11-shes është edhe Paulo Buxhelaj, dhe pse me vlerësim vetëm 200 mijë euro. 22-vjeçari e ndan këtë pozicion me Qëndrim Ismajlin, i cili akoma nuk numëron asnjë paraqitje me Tiranën për këtë sezon.

FORMACIONI

PANORAMASPORT.AL