Paradoksi në Final Four, çfarë po ndodh me sfidën e vetme që mbetet në “ajër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2026 | 9:56

Paradoksi në Final Four, çfarë po ndodh me sfidën e vetme që mbetet në “ajër”

Kaosi ka pushtuar futbollin shqiptar, pikërisht në dy javët e fundit të Final Four. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi dje papritur, që mund të ketë ndryshim axhende.

air-albania

Kështu nëse titulli do të mbetet për t’u vendosur vetëm mes Vllaznisë dhe Elbasanit, asgjë nuk do ndryshojë. Në të kundërt, Egnatia-Dinamo do të zhvendoset në “Elbasan Arena” më 31 maj.

Asgjë nuk është vendosur përfundimisht. Fillimisht duhet pritur sfida Vllaznia-Egnatia, ku vetëm nëse fitojnë kuqeblutë mund të konfirmohet se do të ndiqet axhenda e mëparshme. Fitorja e Vllaznisë do të bënte që Egnatia dhe Dinamo të mos kishin shpresa për titullin kampion.

Paradoski qëndron te fakti se biletat vazhdojnë të shiten për sfidën Egnatia-Dinamo, por sikur ndeshja do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Mbetet për t’u mësuar si do e zgjidhë FSHF, nëse do të jetë nevoja, pikërisht çështjen që lidhet me tifozët.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL