Paradoksi me klubet për finalen e Championsit/ PSG iu paguan gjithçka punonjësve ndërsa Arsenali…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2026 | 13:26

Paradoksi me klubet për finalen e Championsit/ PSG iu paguan gjithçka punonjësve ndërsa Arsenali…

Dy klube, dy filozofi dhe mbi të gjitha, dy qasje shumë të ndryshme ndaj stafit të tyre. Vetëm dy javë para finales së Ligës së Kampioneve, midis PSG-së dhe Arsenalit në Budapest, del në pah një krahasim i çuditshëm midis dy klubeve që do të luajnë si pritës.

gfd

Nga njëra anë, PSG, ashtu si në finalet e mëparshme, vendosi të ftojë të gjithë punonjësit e saj, madje duke mbuluar edhe shpenzimet e udhëtimit, si shenjë njohjeje për punën e tyre brenda klubit. Ky vendim u mor nga menaxhmenti për të njohur angazhimin e të gjithë organizatës, jo vetëm të ekipit të parë.

Situata është ndryshe në Arsenal, pasi sipas një raporti në Telegraph, menaxhmenti u ofroi punonjësve të tyre bileta për në finale, por kostot individuale të udhëtimit në Budapest duhet të mbulohen nga vetë punonjësit.

Afërsisht 859 £, ose pothuajse 1,000 € për një udhëtim vajtje-ardhje në të njëjtën ditë. Orari i planifikuar i klubit anglez thuhet gjithashtu se është shumë i ngjeshur, nisja në mëngjesin e ditës së ndeshjes dhe kthimi menjëherë pas saj, me qëllim sigurimin e pranisë së stafit në Londër të nesërmen në rast të ndonjë festimi.

Ky propozim, sipas gazetës britanike, ka shkaktuar pakënaqësi të brendshme. Vetëm rreth një e treta e punonjësve e kanë pranuar ofertën, pjesërisht sepse disa nga stafi do të jenë të përfshirë në menaxhimin e ngjarjes në stadiumin Emirates.

PANORAMASPORT.AL