Pakuajo njofton rikthimin, do të ngjitet në ring 46 vjeç
Mani Pakuajo përgatit rikthimin në ring në moshën 46-vjeçare, katër vite nga dueli i tij fundit. Boksieri filipinas, i cili është i vetmi që ka fituar titull botëror në tetë kategori të ndryshme peshash, ka njoftuar ndeshjen e radhës.

Pakuajo do të ndeshet në Las Vegas më 19 korrik kundër meksikanit Mario Barrios, me këtë të fundit që numëron fitore, 2 humbje dhe 1 barazim. Barrios, 30 vjeç, është mbajtës i titullit kampion bote në peshën e lehtë, kategoria WBC.
Ndërsa boksieri nga Filipinet regjistron në karrierën e tij 48 fitore, 8 humbje dhe 2 barazime në karrierë. Pakuajo synon tashmë që të bëhet një nga tre boksierët që kanë fituar një brez kampioni bote në boksin profesionist në moshën 46 vjeçare. Nëse Pakuajo mposht Barriosin, ai do ta realizojë këtë në moshën 46 vjeç e 213 ditë, duke mposhtur rekordin e Xhorxh Foremanit, por për të arritur këtë rekord, filipinasi duhet të triumfojë ndaj një rivali 16 vite më të ri në moshë.
PANORAMASPORT.AL













