Pa skuadër prej verës së kaluar, “ish”-i i Kukësit në provë te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2026 | 20:48

Pa skuadër prej verës së kaluar, “ish”-i i Kukësit në provë te Partizani

Karlos Rivas, ish-futbollisti i Kukësit në Superiore, është aktualisht në provë te Partizani. Futbollisti peruan është nën mbikëqyrjen e stafit teknik me në krye trajnerin Oltijon Kërnaja, teksa në ditët në vijim do të shihet nëse 25-vjeçari do t’ia dalë që të bindë kampin kryeqytetas për t’i dhuruar një kontratë.

42262952810509715161144435096260101565402446n

Sulmuesi i krahut të majtë është pa skuadër prej verës së kaluar teksa eksperienca e tij e fundit ishte ajo me Komunikasiones në Guatemalë.

Në eksperiencën e tij me Kukësin përgjatë sezonit 2023-2024, sulmuesi ia ka dalë të shënojë dy gola në 23 ndeshje, duke dhuruar gjithashtu edhe dy asistë.

Ndërsa ka shënuar edhe një gol në Kupën e Shqipërisë. Në rast se ia del të bindë stafin teknik, Rivas do të bëhej edhe nënshkrimi i parë në epokën e drejtorit të ri të Partizanit, Agim Ibraimi.

PANORAMASPORT.AL