Objektivi i Partizanit/ “Demat” ndryshojnë plan, tani Kupa si shpëtim
Partizani do të luajë në turin e 1/8 të Kupës së Shqipërisë përballë Burrelit. Një kundërshtar i pranueshëm, duke qenë se vjen nga Kategoria e Parë dhe pa e pasur si objektiv këtë kompeticion.
Sfida është projektuar për në datën 10 janar. Partizani do e presë si finale, pasi nuk ka ndeshje kthimi. Kupa shikohet si shpëtim për këtë sezon momentalisht. Partizani po lufton për mbijetesë në kampionat, ndërsa katërshja e kreut i ka fituar takimet përballë Partizanit, me përjashtim të Egnatias.
Sfida ndaj tyre u mbyll me barazim. Humbjet u regjistruan ndaj Vllaznisë, Elbasanit dhe Dinamos në fazon e parë. Fitimi i Kupës pas 22 viteve pritje, do të siguronte një vend në Europë. Për Partizanin do të ishte më e lehtë përmes saj, duke pasur parasysh si po shkon kampionati.
Sigurimi i Europës, njësoj si në edicionin e kaluar, shikohet si objektivi minimal i klubit. Në të kundërt dështimi do të konsiderohej i madh. Fakt është se nëse vjen fitorja me Burrelin, atëherë për fazën çerekfinale do të ketë short dhe ndeshjet bëhen vajtje-ardhje.
PANORAMASPORT.AL













