Nuk ka pushime për Partizanin, të kuqtë planifikojnë miqësore me skuadrën e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2025 | 16:57

Nuk ka pushime për Partizanin, të kuqtë planifikojnë miqësore me skuadrën e Kategorisë së Parë

Partizani, ashtu si skuadrat e tjera të Superiores, do të shfrytëzojë këto dy javë ndalesë për Kombëtaren që të përgatitet për vijimin e sezonit. Dhe përgatitjet do të bëhen me.. ndeshje miqësore.

partizani2

Trajneri Mladen Milinkoviç ka kërkuar që të ketë një sfidë në fundjavë ku të shohë në veprim lojtarët e që të perfeksionojë më shumë atë që është vënë në zbatim në dy javët e para nga ekipi që ka siguruar një fitore e një barazim në Superiore.

Kësisoj, është mësuar se Partizani do të luajë një ndeshje miqësore përgatitore të shtunën, në orën 16:00 ndaj Besës, një skuadër e cila ka pretendime edhe në këtë sezon në Kategorinë e Parë të tentojë ngjitjen në elitë. Të dy palëve do u shërbejë ky takim për të parë gjendjen e lojtarëve, edhe pse duhet theksuar se të kuqtë do të jenë të reduktuar në numra për shkak të impenjimit të disa lojtarëve me ekipet kombëtare.

PANORAMASPORT.AL