“Nuk jemi të lumtur me një pikë”, Soler pas barazimit të Tiranës: Me kalimin e kohës do luftojmë për titull, por realiteti është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2025 | 20:54

“Nuk jemi të lumtur me një pikë”, Soler pas barazimit të Tiranës: Me kalimin e kohës do luftojmë për titull, por realiteti është…

Mesfushori i Tiranës, Ian Soler, beson se bardheblutë duhet të shpëtojnë një herë nga rënia nga kategoria, por në të ardhmen do të kthehen në pretendentë për titullin kampion përsëri.

 bandicam 2025-03-15 20-41-03-219

“Mendoj se shpëtimtar ishte ekipi, edhe ata në pjesën e dytë na ndihmuan për një pikë. Por nuk mund të jemi të lumtur me një pikë, se duhet të marrim tre pikët.

Zëvendësimi për dëmtim? Isha shumë i inatosur me veten. Pasi në të kaluarën kam pasur edhe disa dëmtime më të rënda dhe kur nuk je në gjendje të ndihmosh skuadrën, jam gjithmonë shumë i inatosur me veten.

Me Rafael në një kohë të shkurtër krijuam një marrëdhënie shumë të mirë. Por edhe sot me Smaçin kishim momente të mira. Në ndeshjen e fundit me Vllazninë kishim lidhje shumë të mirë. Kur kuptojmë çfarë trajneri na kërkon, të gjithë mund të luajmë bashkë në mesfushë, pa probleme.

Të jemi në situatën ku jemi dhe të jesh një nga lojtarët kryesorë, duhet të mbaj përgjegjësi. Unë mundohem gjithmonë që të kem unë trysninë sesa të rinjtë. Që të mundohemi që të gjithë të japin 100% që të kemi mundësi të fitojmë ndeshjen. Ishte hera e parë te Tiran këtë vit, por mund ta shohësh tani balancën mes sulmit e mbrojtjes se është shumë, shumë më e mirë se në fillim. E di që me kalimin e kohës do të luftojmë për titull. Por këtë vit, ne duhet të shpëtojmë nga rënia, ky është realiteti”, tha Soler për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL