Nuk do të jetë thjesht një “vizitor” në Superiore, AF Elbasani synon surprizën e madhe
Elbasani ka treguar se nuk do të jetë thjesht një “vizitor” në Superiore. Ambicia është e dukshme, jo vetëm për të qëndruar, por për t’u rritur vit pas viti. Të paktën kjo ka qenë motoja e drejtuesve verdheblu edhe pas mbylljes së këtij sezoni. Duan të ngjiten shkallë-shkallë deri kur të arrijnë drejt objektivit final, siç është fitimi i titujve.

Me një qytet të tërë pas skuadrës dhe një histori të pasur futbolli, verdheblutë janë duke investuar në një projekt afatgjatë, ku merkatoja e këtij viti shihet si gur themeli për të realizuar ambiciet që kanë. Nëse përforcimet e planifikuara realizohen me sukses, Elbasani mund të kthehet në një nga surprizat pozitive të sezonit të ardhshëm në Superiore.
PANORAMASPORT.AL













