Njeriu asist i Egnatias, Serxho Ujka: Ftesë nga Silvinjo? Shumë lojtarë kanë shkuar dhe janë rikthyer, unë dua që…
Serxho Ujka ka spikatur edhe sot me Egnatia ku asistoi, ndërsa rrogozhinasit barazuan 2-2 përballë Bylisit. Rrogozhinasit siguruan kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës, pasi kishin fituar përballjen e parë.

Njeriu asist i Egnatias këtë sezon, u shpreh pas kualifikimit:
“Në fillim të kampionatit nuk e kisha aq të lehtë përshtatjen, por tani jam futur në mekanizmat e ekipit dhe po e tregoj këtë gjë.
Jam mesfushor me rolin tim, por ndeshjet e fundit kam luajtur anësor. Ndihem më mirë mesfushor, por kjo është situata. Besoj do bëj detyrën në çdo ndeshje.
Nuk e besoj se është momenti sepse kam 5 muaj që luaj. Normalisht që është një ëndërr që çdo lojtar shqiptar e ëndërron, momentalisht nuk është momenti. Është e parakoshme, duhet të shkosh në momentin e duhur dhe kohën e duhur. Dua të shkoj dhe të mbetem atje. Siç kanë shkuar shumë lojtarë dhe janë rikthyer, nuk kanë shkuar më. Avash avash”, u shpreh Ujka për RTSH.
PANORAMASPORT.AL













