Postuar: Dhjetor 25, 2025 | 11:57
Një sport që meriton më shumë vëmendje, zhvillohet Kampionati i 13-të Kombëtar i MMA
Më 21 dhjetor, në Palestrën e Shkollës “Partizani”, Tiranë, u zhvillua Kampionati i 13-të Kombëtar i Arteve Marciale Mikse (MMA), me pjesëmarrjen e klubeve dhe sportistëve nga e gjithë Shqipëria, në grupmoshat fëmijë, kadetë, junior dhe senior.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale Mikse, Arjan Rizaj, u shpreh pozitivisht për nivelin sportiv dhe organizativ të aktivitetit, duke theksuar se MMA është një sport me ndikim të madh social, që përfaqëson shumë të rinj dhe ka shtrirje të gjerë ndërkombëtare.

Ai nënvizoi nevojën për më shumë mbështetje institucionale dhe shoqërore për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti.

PANORAMASPORT.AL













