Një rast për debat, ja moviola e Bylis-Vllaznia (VIDEO)
Ndeshja Bylis-Vllaznia u shoqërua me disa episode të diskutueshme, që sollën protesta nga të dyja kampet dhe rritën tensionin në fushë, sidomos në momentet vendimtare. Vendimet e gjyqtares Rusta, në disa raste të vështira për t’u interpretuar, u bënë menjëherë objekt debati, me pretendime për penallti dhe prekje të topit me dorë në zonë.
Minuta e 34-rt: Pedro nga e majta pason në zonë, me ballshiotët që kanë pretendime për prekje topi me dorë, por me gjyqtaren Rusta e cila lë lojën të vazhdojë. (VIDEO) (VIDEO)
Minuta e 88-të: Kubazi rrëzohet në zonën e Bylisit, gjyqtarja Rusta bën shenjë që loja të vazhdojë. E saktë Rusta në vendimin e saj. (VIDEO)
Minutat 90-94-ër: Shkodranët kërkojnë prekje topi me dorë në zonë e ballshiotëve, Rusta lë fillimisht lojën të vazhdojë ndërsa më pas pret një sinjalizim nga VAR-i e pastaj shkon të shohë vetë pamjet, duke i qëndruar besnike vendimit të fushës. Rast i dyshimtë, pasi si filim është një situatë gri ku Marku që mendohet se prek topin me dorë ka dy kundërshtarë përpara. E vërtetë që sfera preket me dorë, por ndyshimi mbetet dhe topi mund të jetë kapur me gjoks. Rast shumë i dyshimtë. (VIDEO) (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













