Një finale historike në Champions që pa u shkelmuar topi i parë, nuk kishte ndodhur asnjëherë që…
Ndeshja e sotme mes PSG-së dhe Arsenalit në Ligën e Kampioneve do të hyjë në histori ndër të tjera edhe për lojtarët që e nisin takimin nga minuta e parë.

Dueli në Budapest do të shënojë herën e parë kur një portier rus do të jetë titullar në fushën e lojës në një nga skuadrat finaliste. Matvei Safonov thyen këtë tabu për futbollin rus, që nuk kishte parë asnjëherë më parë një portier të tijin që të luante në finalen më të rëndësishme të futbollit për klube.
Njëkohësisht, kjo është hera e parë në histori ku dy lojtarë nga Ekuadori do të jenë kundërshtarë njëri me tjetrin. Piero Hinkapi luajti në finalen e Ligës së Europës me Bajer Leverkusenin, ndërsa tani ka mundësinë të luajë atë të Ligës së Kampioneve me Arsenalin. Përballë do të ketë si rival Uillian Paço, për të cilin kjo është finalja e dytë radhazi në karrierën e tij.
PANORAMASPORT.AL













