Ngjiti Çelsin në majën e botës, trajneri Mareska: Jam më entuziast se nisëm pushimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2025 | 23:40

Ngjiti Çelsin në majën e botës, trajneri Mareska: Jam më entuziast se nisëm pushimet

Enco Mareska ia doli të mbyllte sezonin e Çelsit me një sukses të dyfishtë. Pas triumfit në Ligën e Konferencës, ai bëri atë që pakkush e mendonte, duke drejtuar blutë drejt fitores në Botërorin e Klubeve.

asdsaddsadasadsasasd

“Nuk kam fjalë për këta lojtarë. Ata të gjithë e meritojnë dhe ky është një moment i mirë.

Sipas meje, ne e fituam ndeshjen në 10 minutat e parë. Ne diktuam ritmin dhe ishim të aftë duke i bërë presing. Kushtet atmosferike e bënë të vështirë të vazhdohej kështu, por djemtë bënë mirë.

Palmer? Sot gjetëm një pozicion për të ku kishte më shumë hapësirë për të sulmuar. Padyshim ai luajti shumë mirë, por përpjekja nga të gjithë lojtarët ishte fantastike.

Padyshim jam shumë i entuziazmuar nga e ardhmja, por jam më shumë nga fakti që kemi tre javë pushim”, tha trajneri i Çelsit pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL