Postuar: Maj 30, 2026 | 21:48
Nga përqindja më e ulët e posedimit të topit, te 226 ndeshje dhe 0 trofe! Çfarë zhgënjimi për Arsenalin
Për Arsenalin, finalja e Champions League përfundoi me një tjetër zhgënjim historik. “Topçinjtë” mbeten skuadra me më shumë ndeshje në historinë e Kupës së Kampionëve/Champions League pa arritur ta fitojnë trofeun, plot 226 takime.

Për më tepër, ekipi i Mikel Artetës regjistroi vetëm 24.7% posedim të topit, shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë në një finale të Champions League që nga sezoni 2003/04.
Ky ishte gjithashtu posedimi më i dobët i Arsenalit në çdo ndeshje nën drejtimin e Artetës kur skuadra ka luajtur me 11 futbollistë gjatë gjithë takimit.
Kështu, Arsenali largohet sërish pa trofeun e shumëdëshiruar evropian, ndërsa pritja për kurorën e parë kontinentale vazhdon.
PANORAMASPORT.AL













