Nga debatet me Safet Gjicin te shqipja me theks tirons, intervista pikante e Gvozdenoviç: Ju tregoj klubin ku jam ndjerë më mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2025 | 23:32

Nga debatet me Safet Gjicin te shqipja me theks tirons, intervista pikante e Gvozdenoviç: Ju tregoj klubin ku jam ndjerë më mirë

Ish-mbrojtësi serb, Ivan Gvozdenoviç, tashmë trajner i AF Elbasanit, është një nga të huajt më të spikatur që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar. Ai ka luajtur për Tiranën, Skënderbeun dhe Kukësin, duke përjetuar emocione të ndryshme në çdo klub, por nuk e fsheh se periudha më e artë për të ka qenë në Korçë. 

bandicam 2025-09-14 23-23-22-602

Gvozdenoviç kujton me nostalgji periudhën e tij në kampionatin shqiptar. Në një intervistë pikante për “Rubrikën Sportive”, ai ndalet te momentet më të veçanta, teksa tregon:  

TIRANA, SKËNDERBEU DHE KUKËSI 

Te cili nga këto klube je ndjerë më mirë?  

Tek të gjitha, por zgjedh Skënderbeun. 

Ku ke pasur lidhje më të ngushtë me tifozerinë?  

Te Skënderbeu. 

Cili klub ka qenë më korrekt me pagesat? 

Të gjitha klubet kanë qënë korrekt, të themë të drejtën.  

Ku ke pasur lidhje më të ngushtë me presidentin? 

Në Korçë!  

Me cilin president ke pasur më shumë debate? 

Me Safet Gjicin.  

Ku ke pasur pagën më të lartë?  

Si lojtar e kisha te Korça, sepse te Tirana firmos një vit. Pastaj me Skënderbeun patëm shumë sukses dhe çdo vit merrnim bonuse. Profesor Nevil Dede ka qenë trajneri i parë në Shqipëri.  

Si mendon se flet shqipen? 

Ça bone mirë? Me theks tirons (qesh). Korçarët thonë çar bëre.  

PANORAMASPORT.AL