Në shtëpi? Jo, më mirë luajmë jashtë! Paradoksi i Egnatias në këtë edicion të Superiores
Faktori fushë shpesh është vendimtar në një kampionat të balancuar ku diferencat mes ekipeve janë të vogla, siç është Kategoria Superiore. Por në edicionin aktual, te kampionët në fuqi të Egnatias, ky koncept nuk ka funksionuar sicc duhet.

Në mënyrë paradoksale, rrogozhinasit kanë marrë më pak pikë në stadiumin e tyre të ri, sesa në ndeshjet që kanë zhvilluar në transfertë gjatë këtij edicioni. Në ndeshjet e luajtura në shtëpi, rrogozhinasit kanë marrë vetëm 9 pikë, teksa janë ndalur në barazime nga rivalët direkt të Elbasanit, Dinamos e Vllaznisë.
Ndërsa në transfertë, ata kanë regjistruar 10 pikë, duke marrë maksimumin sidomos ndaj skuadrave që janë në zonën e poshtme të klasifikimit. Por të paktën në shtëpi shënojnë më shumë, pasi kanë golavarazhin 6-3, ndërsa jashtë fushe, mbizotëron ekuilibri me golavarazhin 4-4.
PANORAMASPORT.AL













