Në fushë pa gjysmën e ekipit, Vora kërkon fitoren e dytë kundër bardhebluve
Vora u ka dhënë fund përgatitjeve, teksa ekipi dhe formacioni tashmë janë gati për këtë sfidë.
Por Vora do të ndjejë si asnjëherë tjetër mungesën totale të sulmuesve të saj, duke nisur me Manfredas Ruzgis, Bernard Karrica që në ndeshjen e parë i shënoi Tiranës dopietë si dhe Luis Felipe, që të gjithë për shkak dëmtimesh.
Siç dihet, Xhuljo Tabaku ka plotësuar 4 kartonë të verdhë edhe ai nuk do të jetë në dispozicion të formacionit të Bellait.
Problematike gjithashtu do të jetë për Vorën edhe tre lojtarë që ndodhen në pragun e tre kartonëve të verdhë, e pikërisht Bardhi, Zuna e Luis Felipe, që u duhet të bëjnë shumë kujdes për të mos u ngarkuar dhe me ndonjë karton tjetër, që do të thotë të mos luajnë takimin e radhës, kundër Teutës më 22 nëntor.
PANORAMASPORT.AL













