Ndeshje jubilare për Jorgjin, Egnatia merr fitore mes ceremonive/ Ja pikantet e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2026 | 21:47

Ndeshje jubilare për Jorgjin, Egnatia merr fitore mes ceremonive/ Ja pikantet e ndeshjes

Egnatia arriti të merrte një fitore të rëndësishme ndaj Dinamos në shtëpi, teksa veç ndeshjes që kishte shumë momente interesante, situata pikante kishte edhe jashtë fushës së blertë dhe në tribunë.

egnatia

– Enea Jorgjit iu rezervua mbrëmë një ceremoni nga “Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit”, pikërisht para ndeshjes Egnatia-Dinamo. Gjyqtari elbasanas regjistroi takimin e 300-të në karrierë si arbitër dhe u nderua me një fanellë simbolike me numrin jubilar. Jorgji ka debutuar më 7 mars 2009, në sfidën VllazniaBylis, e mbyllur në barazim pa gola në Superiore. 41-vjeçari mban edhe stemën e FIFA-s.

– Ceremoni pati edhe për dy lojtarë të Egnatias, Fangajn dhe Xhemajlin, të cilët kanë zhvilluar respektivisht 150 dhe 100 ndeshje me kampionët. Presidenti Agim Demrozi u dorëzoi fanella me numrat përkatës, në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre.

– Në minutën e 15-të, Jorgji detyrohet të sqarojë Ilir Dajën, i cili kishte pretendime për një vendim të kryesorit në dëm të skuadrës së tij. Në minutën e 33-të, trajneri blu ndëshkohet me karton të verdhë.

– Nuk mungon tensioni në minutën e 35-të, pas një përplasjeje mes Ismailit dhe Alijevit jashtë katërkëndorit. Dinamovitët kërkojnë ndëshkimin e mbrojtësit vendas, ndërsa Aleksi polemizon me pankinën blu, duke shtuar nervozizmin në stolat respektivë.

– Pak minuta para fundit të takimit, Dinamo kryen 3 zëvendësime. Përveç nxehmjes që kishin bërë lojtarët, Daja i mban gati për rreth 10 minuta, teksa lojtarët detyrohen të bëjnë një tjetër nxehmje pranë pankinës së tyre.

– Naser Aliji rikthehet si titullar te Dinamo pas më shumë se 3 muajsh mungesë, duke qenë se iu nënshtrua një operacioni në fund të nëntorit.

– Egnatia është një nga skuadrat me numrin më të lartë të tifozëve këtë sezon. Tribuna përballë, sërish ishte thuajse e mbushur plot dhe numër i konsiderueshëm ishte edhe në tribunën qendrore.

– Pas ndeshjes, stafi teknik i Egnatias mbajnë në fushë lojtarët që nuk u aktivizuan, duke iu kërkuar që të bëjnë disa sprinte në fushë për të marrë ngarkesë duke qenë se në lojë nuk patën minuta.

– Takimi nis me përqafimin e zakonshëm shumë të ngrohtë mes Dajës dhe Tetovës, të cilët në të kaluarën kanë punuar së bashku.

– Xhemajli ishte ndër më të dalluarit në fushë, por pas ndeshje shqetëson kampionët duke deklaruar se mund të largohet.

– Ashtu si edhe në të shkuarën, Egnatia hap dyert pa bileta për tifozer vajza dhe për fëmijët, duke dhënë një shembull model.

PANORAMASPORT.AL