“Ndeshja ime e fundit me Dinamon”, ylli Baton Zabërgja përshëndetet me blutë pas kualifikimit historik
Ylli Baton Zabërgja e ka mbylli me një kualifikim historik, aventurën me Dinamon. Sulmuesi shqiptar i Kosovës, konfirmoi në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, se kjo ishte ndeshja e fundit me fanellën e dinamovitëve, teksa do të udhëtojë drejt ukrainës për t’u bashkuar me skuadrën e Metalist.

“Nëse luajmë të gjithë bashkë, do ta arrijmë suksesin e thamë me çunat. Jam i lumtur për kualifikimin.
E mira e këtij klubi është që kemi shumë lojtarë të mirë. Në përgjithësi kam kombinuar më të gjithë shumë mirë.
Duke parë ndeshjen e parë, e pamë që kundërshtari nuk kishte shumë dallim, u futëm në fushë me besim dhe ia arritëm.
Kur erdha në fillim e kisha problem adoptimin. Daja më ka ndihmuar që të rritem. Sot ka qenë ndeshja ime e fundit me Dinamon, sepse do të udhëtoj tek ekipi i ri”, u shpreh Zabërgja.
PANORAMASPORT.AL













