Ndeshja e parë në shtëpi, trajneri Garsia: Flamurtari kërkon rezultat pozitiv ndaj Egnatias, tifozëve iu japim atë që meritojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2025 | 20:33

Ndeshja e parë në shtëpi, trajneri Garsia: Flamurtari kërkon rezultat pozitiv ndaj Egnatias, tifozëve iu japim atë që meritojnë

Karlos Garsia preferoi të dilte mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, pas seancës së fundit stërvitore për të folur për ndeshjen me Egnatian. Në prononcimin e dhënë tha se është një ndeshje e rëndësishme ku kërkohet rezultat pozitiv.

garsia

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme për ne. Sidomos kjo që është më afër është më e rëndësishme. Është e rëndësishme pasi është ndeshja jonë e parë në shtëpi përballë sportdashësve tanë. Klubi ka bërë një sforco për të bërë një investim kaq të madh, është një shtysë për ne për të marrë një rezultat pozitiv”, shprehet Garsia.

SITUATA NË SKUADËR- “Skuadra është mirë. Lojtarët kanë dhënë maksimumin gjithë javës. Janë duke kapur konceptin tonë të lojës. Përgjithësisht jemi mirë”.

PËR TIFOZËT– Trajneri spanjoll i Flamurtarit ka edhe një mesazh për tifozët. “Shpresojmë që të kemi mbështetjen e tyre të madhe. Do t’u japim atyre atë që meritojnë. Është momenti i duhur”, shprehet spanjolli.

SHTËPIA E RE- Garsia vlerëson investimin e klubit për rehabilitimin e stadiumit. “Shumë i lumtur për këtë investim që ka bërë klubi. Shumë investim i madh, shumë luks. Shpresoj do t’ua shpërblejmë”, përfundon Garsia.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL