Postuar: Korrik 18, 2025 | 19:47
Ndeshja e parë në Ohër, Teuta fiton ndaj ekipit maqedonas
Teuta ka zhvilluar sot një takim miqësor përballë Makedonija GP. Durrsakët e kanë fituar 2 me 1 ndeshjen në Ohër.

Të dy golat për Teutën janë shënuar në pjesën e parë. Fillimisht ishte Beshiraj që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 37-të, më pas Balla në minutën e 40-të.
Kjo ishte sfida e parë miqësore në kuadër të sezonit të ri. Më tej Teuta do të përballet me Llapin dhe Vorën.
Formacioni i pjesës së parë:
Selmani; Balla, Qaqi, Ramizi, Përgjoni, Vila, Lloci, Hebeja, Boçi, Beshiraj, Arifi
Formacioni i pjesës së dytë:
Shala; Bakiu, Deda, Kotobelli, Gjinollari, Çyrbja, Maçolli, Torraj, Bendo, Kapllani, Demirçani
PANORAMASPORT.AL













