Mungon si i dëmtuar te Partizani, futbollisti ftohet për herë të parë në stërvitje me Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2025 | 14:18

Mungon si i dëmtuar te Partizani, futbollisti ftohet për herë të parë në stërvitje me Kombëtaren

Një pjesë e lojtarëve të Kombëtares nuk i janë bashkuar ende ekipit dhe trajneri Silvinjo po e plotëson grupin me lojtarë nga Superiorja.

Partizaniiii

Gazeta mëson se mes të thirrurve është edhe një lojtar i Partizanit, Altin Bytyçi. Mbrojtësi ka pasur një shqetësim në javët e fundit, por duket se e ka kaluar, megjithëse nuk ka qenë i gatshëm as dje kundër Teutës.

Mbrojtësi nga Suhareka pritet të jetë tri ditë nën urdhrat e Silvinjos. Kjo do të jetë hera e parë për të nën urdhërat e trajnerit brazilian.

BYTYCI

PANORAMASPORT.AL