Mposhtën Vllazninë me një “mal” me mungesa”, zv.trajneri Daja: 100 % këshillat e babait, ai vendos për gjithçka! Kiri do të bëhet portier i madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2026 | 21:25

Mposhtën Vllazninë me një “mal” me mungesa”, zv.trajneri Daja: 100 % këshillat e babait, ai vendos për gjithçka! Kiri do të bëhet portier i madh

Zv.trajneri i Dinamos, Glen Daja, analizoi triumfin 0 me 2 ndaj Vllaznisë në duelin e parë të “Final Four”. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Super Gol”, ai u shpreh:

bandicam 2026-05-16 21-19-44-791

“Falenderoj çunat, kishim 2 ditë kohë për ta përgatitur ndeshjen. Kishim mungesa duke filluar nga Teqja dhe portieri tjetër Sali, Dita e filloi ndeshjen me injeksion, edhe Qefalija, mungonte Andre, Bregu. Kam falenderim të veçantë për Kirin, është ndeshje e tretë. Ka treguar mund të bëhet portier i madh.

E kishim përgatitur ndeshjen me presing ofensiv. Donim që edhe mbrapa të ishim në ekuilbër dhe të ishim cinikë përpara portës. Luajtëm me 5, krahu i kundërt do mbyllej dhe nuk i lamë mundësinë.

Të gjitha komponentët ndikuan nga pakë, mungesa e lojtarëve, kundërshtari, etj. Lojtarët e Vllaznisë, sidomos qendra e mesfushës, luajnë një kundër një, e kishim përgatitur për të pasur hapësira për Guindon. Malomo dhe Nani ishin tek gjysmë hapësirat. Dilte ose Nani ose Ismaili në linjën fundore.

Ishim të cunguar në pjesën e zgjedhjes së formacionit, për shkak të mungesave. Pjesën e parë po bënim gabim, sepse po kërkonim thellësi me Guindon dhe Vilën. Duhet të luanim nga krahët, sepse andej ishin hapësirat boshe.

Shpresoj të kemi zbatuar 100 % këshillat e Ilir Dajës, sepse ai është i pari, ai vendos për gjithçka”, deklaroi Glen Daja.

PANORAMASPORT.AL