Moviola/ VAR-i korrigjon Cjapin, dy raste të diskutueshme në duelin Tirana-Teuta (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2026 | 11:07

Moviola/ VAR-i korrigjon Cjapin, dy raste të diskutueshme në duelin Tirana-Teuta (VIDEO)

Ndeshja mes Tiranës dhe Teutës ka sjellë emocione dhe debate, jo vetëm për rastet, por edhe për vendimet e gjyqtarit Cjapi dhe përdorimin e VAR-it.

01

Gjatë 90 minutave ka pasur disa momente kyçe ku pretendimet për penallti kanë krijuar polemika në fushë dhe në tribunë. Në minutat 32, 45, 52 dhe mes 83-87 u regjistruan situata që shpesh kanë provokuar diskutime, nga rrëzimet brenda zonës, prekje të dyshimta me dorë, deri te vendimet e ndryshuara pas ndërhyrjes së VAR-it. Disa vendime u konsideruan të drejtë nga arbitri dhe teknologjia, ndërsa të tjera krijuan dyshime për standardin e gjyqtarit në këtë sfidë. Në vijim, analiza e detajuar e çdo momenti të diskutueshëm dhe mënyra se si VAR korrigjoi ose konfirmoi vendimet e gjyqtarit.

Minuta e 32-të: Lleshi ka pretendime për penallti te Tirana. Mbrojtësi ra në zonën e Teutës, por për gjyqtarin Cjapi ishte çdo gjë e rregullt. Dyshimet ekzistojnë. Penallti të tilla janë dhënë në Superiore. Minuta e 45-të: Pretendime për penallti te Teuta pas prekjes së topit me dorë. Gjyqtari Cjapi dhe VAR e konsiderojnë gjithçka të rregullt. Vendim i drejtë i gjyqtarit. (VIDEO)

Minuta e 52-të: Maçolli rrëzohet në zonën e Tiranës. Për gjyqtarin Cjapi është çdo gjë e rregullt. Edhe në këtë rast nuk është mbajtur një standard me penallti të tjera të dhëna. Rast i dyshimtë. (VIDEO) + (VIDEO)

Minutat 83-87-të: Të gjithë protestojnë për penallti te Teuta, pasi Kuqi fut një top në zonë dhe Lleshi, çuditërisht ndonëse me duar lidhur pas trupit, zgjat krahun dhe prek sferën me qëllim me dorë. Jazxhi ndëshkohet me karton të verdhë, për protesta. Fillimisht për Cjapin çdo gjë ishte e rregull. Pasi u thirr nga VAR, ndryshoi vendimin. Gabim në fushë i gjyqtarit që korrigjohet nga VAR-i. Lleshi rrezikoi edhe të kuqin, pasi mund të ishte ndëshkuar me të verdhë te rasti i penalltisë, që do të thoshte kartela e dytë e tij. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL