Postuar: Korrik 11, 2025 | 10:22
MOVIOLA/ Mungesa e VAR-it merr në qafë Vllazninë, shkodranët të acaruar për dy pretendime penalltie
Pretendohen dy 11-metërsha Ka qenë një ndeshje që pati disa episode të dyshimta në fushën e lojës, sidomos për ekipin e Vllaznisë.

Shkodranët pretenduan për të paktën dy 11-metërsha pas ndërhyrjeve në dëm të kapitenit Bekim Balaj, por që nuk u gjykuan si të tilla nga ana e kryesorit. Duhet thënë se kjo ishte një ndeshje ku mungonte sistemi VAR.
Jo më kot, në shumë raste drejtuesit shkodranë patën pretendimet e tyre ndaj gjykimit, duke u ndëshkuar edhe me kartonë si Martini, edhe Sinani.
PANORAMASPORT.AL













