Moviola e Vora-Teuta/ Goli i ndeshjes, Rusta korrigjohet nga VAR-i (VIDEO)
Ndeshja mes dy skuadrave, pati nevojën vetëm në tre momente për ndërhyrje në sistemin VAR, në mënyrë, që të qartësoheshin vendimet e gjyqtares së FIFA-s, Emanuela Rusta, për të dhënë drejtësinë e saktë në rastet e diskutueshme. Nga të gjitha pamjet që ishin të disponueshme në këtë ndeshje tregohet fare qartë se veprimet e gjyqtares kanë qenë të sakta.

MINUTAT 6-9-të: Barjamaj nis Dakën në krahun e majtë, por gjuajtja e tij ndalet nga Selmani, që nuk e zotëron dot topin, më pas bllokon sërish gjuajtjen e Luis Felipes drejt portës, por në të tentativën e dytë të Luis Felipes topi shkon në rrjetë. Vorakët festojnë golin, por Var ja anulon për pozicion jashtë loje. Ky momnet nuk e detyron kryesoren Rusta për të parë monitorin pasi gjithçka sqarohet në komunikimet mes saj dhe sistemit Var. Goli anulohet, pasi Luis Felipe ishte në pozicion të parregullt që në goditjen e parë. (VIDEO)
MINUTA e 20-të: Pas zhvillimit të goditjes nga këndi, nga ana e Ismajlit, durrsakët pretendojnë për prekje topi me dorë nga ana e Kasallës, kur ai kthen topin në mesfushë. Gjyqtarja Rusta vazhdon lojën. Me të drejtë ishte ky veprim i gjyqtares elbasanase, pasi nga pamjet duket qartë se Kasalla ka zgjatur dorën në momentin e gjuajtjes, por topi nuk është prekur nga duart e tij. (VIDEO)
MINUTA E 29-të: Kontakt mes Dakës dhe Zhongos në zonën e Teutës. Gjyqtarja Rusta fillimisht e lë lojën të vazhdojë, dhe në momentin e ndaljes së topit, ajo ftohet nga VAR, që të shoh pamjet, në monitorin e fushës, nga ku fare qartë dhe në pak sekonda ajo bindet, se ka kontakt në zonë dhe akordon 11-metërsh. Ishte një veprim i saktë dhe një vendim real, pasi edhe pamjet e tregojnë qartë kontaktin mes Zhongos dhe Dakës. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













