Moviola e Vllaznia-Vora/ Një rast, por Juxhin Xhaja nuk gabon
Asnjëherë nuk u pa e nevojshme përdorimi i monitorit të fushës apo komunikimi me dhomën VAR, nga kryesori Juxhin Xhaja një gjyqtarët më të mirë të kampionatit të Superiores, por edhe në arenën ndërkombëtare, duke qenë gjithmonë pranë aksioneve dhe pranë polemikave të diskutueshme.

Vetëm një moment pretendimi nga Vora për një 11-metërsh të regjistruar në minutën e 55-të, kur Tabaku hodhi një top në zonë në drejtim të Kasallës e sfera ra në gjurin e Gurishtës dhe u kujtua për një prekje me dorë nga ana e vorakëve.
Gjyqtari Xhaja shumë pranë vetëm tre metra larg tyre, bën me shenjë që topi i ra në gjurin e djathtë të Gurishtës dhe jo në dorë, madje edhe ky moment nuk u vrojtua në monitorin e fushës përveçse një saktësim nga kufjet me sistemin VAR, ku asistonte Andi Koçi, që në komunikimin me Xhajën dha të njëjtin mendim me të.
PANORAMASPORT.AL













