Moviola e Tirana-Egnatia/ Goli i bardhebluve nuk duhej anuluar, mungon një i kuq për Regi Lushkjen (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2025 | 9:43

Moviola e Tirana-Egnatia/ Goli i bardhebluve nuk duhej anuluar, mungon një i kuq për Regi Lushkjen (VIDEO)

Ndeshja mes Tiranës dhe Egnatias ka pasur disa raste të diskutueshme. Bëhet fjalë për një gol të rregullt që i është anuluar ekipit të Tiranës, një karton i kuq për Lushkjen. Vendim i drejtë te goli i anuluar i Egnatias dhe goli i tretë i rrogozhinasve. Gjykonte Bylykbashi dhe në VAR AVAR ishin Lata e Rusta.thytu

MINUTA E 37-TË: Tirana gjen rrjetën me anë të Zharmuni, por gjyqtari Bylykbashi ndalon gjithçka dhe e bën të pavlefshëm golin, duke akorduar faull në sulm të Ernest ndaj Ndrecës. Pamjet filmike tregojnë se nuk ka faull dhe goli është i rregullt. VAR-i nuk ndërhyn, para se të shënohej gol ishte akorduar faull në favor të Egnatias. Bylykbashi gabon në këtë rast. (VIDEO)

MINUTA E 55-TË: Lushkja bën një faull në mesfushë, i cili është i treti nga nisja e pjesës së dytë. Gjyqtari nuk e ndëshkon. Nëse nxirrte kartonin e verdhë, do të ishte i dyti për futbollistin e Egnatias dhe automatikisht karton i kuq. Pas tetë minutash, Tetova e largon mesfushorin nga fusha e lojës.

MINUTA E 65-TË: Zejnullai shënon edhe golin e tretë, duke shtyrë topin në shtyllën e dytë. Këtë herë ai anulohet për pozicion jashtë loje të Bakajoko gjatë dinamikës së aksionit. Vendim i drejtë i VAR-it. (VIDEO)

MINUTAT 80-83-TRE: Kundërsulm i rrogozhinasve me dyshen Kasa-Bakajoko që kalojnë gjithë prapavijën e bardhebluve, teksa Bakajako i cili në fund çon sferën në rrjetë. Pamjet verifikohen nga VAR për një prekje të topit me dorë gjatë aksionit nga Kasa dhe një pozicion jashtë loje. Pas tre minutash pritje, konfirmohet si gol i rregullt. Vendim i drejtë i VAR-it. (VIDEO) (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL