MOVIOLA E TEUTA-ELBASANI/ Gabime të rënda të gjyqtarit, ndërhyja e VAR-it u bë vendimtare
Ndeshja mes Teutës dhe Elbasanit u shoqërua me disa episode delikate në zonë, ku ndërhyrja e sistemit VAR ishte vendimtare në interpretimin e rasteve.

Katër momente kyçe, tre penallti dhe një përsëritje nga pika e bardhë, vunë në provë gjyqtarin Çelaj, i cili në disa raste u mbështet te pamjet filmike për të marrë vendimin final. Në një sfidë të luftuar dhe me shumë tension, arbitrimi pati ndikim të drejtpërdrejtë në rrjedhën e lojës dhe rezultatin përfundimtar.
Minutat 18-22: Arifi depërton në zonë nga e djathta, pasimi i tij në qendër devijohet me dorë nga Olberkis. Gjyqtari Çelaj lë lojën të vazhdojë dhe pastaj pret në kufje orientim nga VAR-i. Më pas shkon të shohë vetë pamjet dhe në fund akordon penallti për durrsakët. Vendim i drejtë i VAR-it. Duart e mbrojtësit të Elbasanit janë shumë të hapura. (VIDEO) (VIDEO)
Minuta 48-52: Elbasani kërkon penallti pasi Boje rrëzohet në zonë pas një kontakti me Maçollin. Gjyqtari Çelaj lë lojën të vazhdojë me një rivënie fundore, por pret pastaj udhëzimin nga VAR-i, duke vepruar si në pjesën e parë pasi shkon të shohë pamjet vetë. Në fund, akordon penallti për miqtë. Ndërhyrje e dukshme. Gabim i gjyqtarit. (VIDEO) (VIDEO)
Minuta 82: Penallti tjetër për Elbasanin. Një top i Loukilit në zonë shkon tek Olberkis, por Toli ndërhyn duke rrëzuar mbrojtësin. Gjyqtari Çelaj këtë radhë nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)
Minuta 83: Gjuan Diallo nga pika e bardhë, por Selmani grushton. Megjithatë, penalltia përsëritet pasi Zhongo hyn në zonë para gjuajtjes dhe më pas ishte ai i cili largoi sferën më pas. Vendim i drejtë i gjyqtarëve. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













