Moviola e Skënderbeu-Dinamo/ Dy gafa të Rustës, gabon edhe Jorgji në VAR (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2025 | 14:19

Moviola e Skënderbeu-Dinamo/ Dy gafa të Rustës, gabon edhe Jorgji në VAR (VIDEO)

Ndeshja Skënderbeu-Dinamo(0-4) iu besua elbasanases Emanuela Rusta, e cila gaboi rëndë në të paktën dy raste.

Screenshot 2025-02-27 141844

Në VAR ishte Enea Jorgji, që ndërhyri vetëm në rastin e kartonit të kuq të Ramosit, por jo në atë të Zabërgjës dhe një moment të dyshimtë për penallti në favor të Dinamos.

6’ Zabërgja rrëzohet në zonë pas një kontakti me Rrokun. Portieri i korçarëve e pengon lojtarin blu, por nuk është shumë e qartë, nëse e prek më parë topin apo jo. Rast shumë i dyshimtë, ku VAR-i nuk ndërhyn. 31’ Ka dyshime për pozicionin e Bregut në rastin e golit të parë të Dinamos, që VAR-i e konfirmon të rregullt. (VIDEO)

65’ Zabërgja ngre këmbën lart dhe godet Rrokun në fytyrë me taka. Rusta jep karton të verdhë për lojtarin e Dinamos, edhe pse ndërhyrja është e rrezikshme. Është ndërhyrje për të kuq, VAR-i qëndron pasiv. (VIDEO)

78-83’ Ramos mban Zabërgjën nga fanella, teksa sulmuesi i Dinamos dilte i vetëm me portierin kundërshtar. Rusta nuk akordon as goditje dënimi, më pas komunikon me Jorgjin në dhomën e teknologjisë. Pasi sheh pamjet në monitor akordon karton të kuq për Ramos, si lojtar i fundit. (VIDEO)  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL