Moviola e Elbasani-Egnatia/ Xhaja, i saktë në çdo vendim (VIDEO)
Gjatë ndeshjes Elbasani-Egnatia pati episode të diskutueshme, si protestat për karton të kuq në fillim, pretendimi për prekje me dorë dhe kërkesa për penallti në pjesën e dytë. Në përgjithësi, gjyqtari mbajti një linjë të qëndrueshme, por asgjë nuk ndikoi realisht në rrjedhën e rezultatit, sepse diferenca në fushë ishte e dukshme.
Minuta e 15-të: Protesta të Egnatias pasi Kasa ndal në mënyrë të gabuar Grudën e nisur drejt portës. Rrogozhinasit kërkojnë të kuq, por gjyqtari tregon të verdhin. Rast për interpretim. Vendim i drejtë. (VIDEO)
Minuta e 43-të: Bakajoko gjuan drejt portës, sfera ndalet nga Azemoviç me rrogozhinasit që kërkojnë prekje të topit me dorë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Vendim i drejtë.
Minuta e 73-të: Tsague rrëzohet në zonë pas një dueli me Xhemajlin, verdheblutë duan penallti por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. Vendim i drejtë. Nuk ka kontakt. (VIDEO)
Minuta e 87-të: Penallti për Egnatian! Ruçi hyn në zonë dhe ndalet në mënyrë të parregullt më Xhajën i cili bën shenjë nga pika e bardhë. Vendim i drejtë, 11 metërshi ekziston, pasi lojtari i Egnatias është penguar nga numri 77-të i Elbasanit. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













